32 prej tyre kanë marrë të 3 dozat
Proçesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve ka vijuar në menyrë të rregullt edhe në Prrenjas. Sipas urdhrit të dhënë nga ministria e shëndetësisë rreth vaksinimit të punonjësve të mjeksisë nga 36 punonjës të spitalit të Prrenjasit 32 prej tyre kanë marrë tashmë të 3 dozat e vaksinës.
Sipas mjekut Sami Agolli vetëm 4 prej tyre nuk kanë marrë të 3-ja dozat për arsye se nuk kanë plotësuar afatin kohor që pas marrjes së dozës së 2-të 6 mujore.
Proçesi i vaksinimit po vijon normalisht në bashkinë e Prrenjasit ku vijon të përsëritet thirrja për vaksinim edhe ndaj atyre personave që deri më taki nuk kanë marrë asnjë dozë.