Home ELBASANI SOT VIDEO/EDHE KËTË VIT NUK NDRYSHON KRITERI I MESATARES PËR MËSUESIT

VIDEO/EDHE KËTË VIT NUK NDRYSHON KRITERI I MESATARES PËR MËSUESIT

60

Kushi do të financojmë me bursa ekselentët

Edhe gjatë vitit të ri akademik 2022-2023 mestarja do të jetë kriter kryesor për të rinjtë që zgjedhin të studjojnë degët e mësuesisë.

Duke qenë se interesi i studentëve për degët e mësuesisë ka rënë ndjeshëm Ministria e Arsimit ka vendosur të aplikojë forma mbështetje financiare,duke aplikuar ndër të tjera bursa.Të paktën kështu pohoi gjatë një takimi në Elbasan Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Gjatë vitit të shkuar ishin të shumta pakënaqësitë mbi përmbajtjen e testeve të maturës shtetërore se nuk përkonte me njohuritë e marra gjatë vitit shkollor.

Teksa pranoi problematikat e vitit të shkuar Ministrja Kushi pohoi se nuk do të ketë ndryshime të papritura por një rishikim me mësues profesionist të cilet do të hartojnë tezat.

Këto deklarata Znj.Kushi i bëri në Elbasan gjata një takimi shkollat qendër komunitare ndërsa shoqërohej dhe nga ministrja e rinise Bora Muzhaqi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.