Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar sanksionet e para ndaj Rusisë pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi vendosjen e trupave në dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore.

Sankionet janë kundër pesë bankave ruse dhe tre miliarderëve.

Sipas BBC, kryeministri tha se veprimet e Rusisë përbënin një “pushtim të rinovuar” të vendit, pjesë të të cilit u aneksuan ilegalisht nga rusët në 2014.

Ai shtoi se “breshëria e parë” e sanksioneve do të zgjatej nëse situata përshkallëzohej më tej.

Ai tha se tre individëve rusë të sanksionuar do tu ngriheshin asetet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ndaloheshin të udhëtonin drejt këtj vendi.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të martën për të vendosur se çfarë sanksionesh do të vendosin ndaj Rusisë pas vendimit të saj për të njohur dy rajonet separatiste në Ukrainën Lindore.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se në takimin që do të mbahet në Paris “do të merren vendimet politike rreth përgjigjes evropiane”.