Shtrohet në spitalin e burgut Emiljano Shullazi. Forca të shumta policie kanë bërë të mundur shoqërimin e tij nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, ku Shullazi mbahet i izoluar në sistemin “41 Bis”
Mësohet se transportimi I tij është bërë nën masa të rrepta sigurie mesditën e 13 shkurtit 2022.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me repartet RENEA të Policisë së Shtetit, shoqërojnë të burgosurin Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, ku do t’i kryehet një vizitë e planifikuar nga mjekët” informoi sot në orën 12:00 zyra e shtypit pranë ministrisë së Drejtësisë
Emiljano Shullazi vuan dënimin prej 14 vite burg për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit Ylvi Beqja në regjimin e posaçëm 41- bis. Aktualisht akuzohet nga SPAK, për vrasjen me tritol të Artan Arsit dhe Vajdin Lames në Tiranë.
Shullazi është transportuar me urgjencë në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur dhe transportimi i tij është bërë nga një automjet i blinduar i RENEA-s
Shullazi prej disa kohësh është në izolim të reptë, ndërsa edhe takimet me persona të ndryshëm kanë qënë më të pakta.