Debati mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut dhe kryeministri Edi Rama:
Tabaku: Me datën 17 dhjetor 2014 eshte marre vendimi për miratimin paraprak, për te cilën sot është i akuzuar nje ish ministër iu PS dhe arsyeja perse është ngritur ky komision hetimor.
Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për asnjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai ka kryer individualisht me palën tjetër. lidhja midis mbledhjeve e vendimeve. Është abuzive ta lidhësh me akuzën e ish-ministrit. Është marrëdhënie që dyshohet por duhet ta provojë Gjykata. Kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Europës, nuk ka shkuar para falë të gjithë vendimeve. A jam në dijeni për çfarë më thatë ju? Në Elbasan dhe në Fier janë krijuar dy vepra që unë jam krenar. Përqëndrohuni!
Tabaku: A jeni në dijeni që janë financuar inceneratorët me paratë e buxhetit të shtetit?
Rama: A jam në dijeni që Elbasan dhe Fier unë jam krenar për këto vepra. Të flasësh për Shqipërinë ishte një gropë plehrash në vitin 2013. Do t’iu tregoj këtu.
Tabaku: Nuk të kam frikë mos ma ngrini zërin!
Rama: Frikë duhet të keni vetëm nga vetja
Rama: Mos më ndërprisni, më bëtë pyetje prisni. Pse unë e mbështes këtë punë të bërë dhe jam shumë krenar për faktin se në 2013 vetëm gjysma e popullsisë mbulohej me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve , kurse për gjysmën tjetër nuk kishim vend grumbullimi, dmth rrisnin fëmijët nën plehra. Duhet të di ku janë 430 milionë eurot, në 2013 kishte dy impiante ishte Bushati dhe Shara i cili ishte në kufirin që më pas kaloi në emergjencë totale. Sot mbulohet 87% e popullsisë, sot nuk kemi 2 por 5 impiante dhe kemi një situatë Beratin, Durrësin, kemi Maliqin në Korcë kemi Vlorën , Kukësi është në proces. Financimi ëhstë pjesë e këtij plani. Që kur kam qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, kam dashur që të ndërtohet një impiant me prodhim energjie në Tiranë.