Home AKTUALITET POLITIKË Rama e kthen në gallatë dëshminë, ‘detyron’ Tabakun që ti kërkojë falje:...

Rama e kthen në gallatë dëshminë, ‘detyron’ Tabakun që ti kërkojë falje: Kam ardhur nën lëkurën e dëshmitarit, dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël

55

Vijon tashmë prej një ore mbledhja në Komisionin Hetimor Parlamentar, ku po dëshmon kryeministri Edi Rama, i cili për minuta me radhë, ka kërkuar nga Jorida Tabaku që ti kërkojë ndjesë, pasi nuk mund të vazhdojë më tej dhënien e dëshmisë.

Shkak për këtë u bë një koment i Tabakut, e cila tha se ‘dëshmitarit kështu ja kanë mësuar’. Sipas Ramës kjo shprehje fyente integritetin e tij, dhe përsëriti për disa herë me radhë kërkesën për ndjesë.

“Unë kam ardhur i gjithi në lëkurën e dëshmitarit, dhe dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël, pasi i thatë që ja kanë mësuar të tjerë”, tha Rama.

Për ti hapur rrugë vijimit të pyetjeve, Tabaku kërkoi ndjesë, ndërkohë që Rama vijoi me batutat, pas kërkesave të saj që kryeministri të qetësohej.

“Je bërë si Ilir Meta, qetësohu, qetësohu, të paktën futini dhe dashuri mbrapa”, i tha Rama Tabakut.