Kryeministri Edi Rama po dëshmon sot në Komisionin Hetimor në lidhje me Inceneratorët. Duke iu përgjigjur pyetjeve të kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku, kryeministri Rama është shprehur se ndihet krenar për këto 3 vepra që sipas tij e kanë shndërruar vendin nga një gangrenë mbeturinash që ishte.
Mes të tjerash Rama është pyetur edhe për akuzën që është ngritur shpesh herë nga opozita se janë kaluar 17 procedura të ndryshme brenda një dite. Sipas Ramës Tabaku nuk e di se si funksionon makineria shtetërore, ndërsa është shprehur se qeveria nuk mban përgjegjësi për veprime individuale.
I pyetur për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se “Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”
Procesi i pyetësorit është shoqëruar me debate dhe me ironi, kur Rama ka kërkuar që zonja Tabaku të mos nxjerrë opinione por të njëjtën përgjigje për të ka pasur edhe kryetarja e Komisionit Hetimor.
Kryeministri tha se qeveria ka dhënë mbështetje të plotë që të zbardhet e vërteta, por që nuk mund të pranojë që ky komision të bëjë rolin e gjykatësi me spekulime.
Pjesë nga debati:
Tabaku: A është Gjiknuri një nga pronarët përfitues përfitues sipas ligjit?
Rama: Ju thash në fillim që unë i di detyrimet e mia dhe di edhe tuajat. Dhe burojnë nga i njëjti ligj, nuk mund të komentoni përgjigjet e mia, as si batuta as si propagandë. Ju nuk jeni përqendruar tek çështja. Se keni bërë pyetje si për thashetheme. A është i njohur, a di gjë për filanin ku ka vajtur me filanin. Nuk janë teme diskutimi këto. Afera është në kokën tuaj. Aferën mund ta përsëritni kudo dhe përveç se përballë meje. Afera është opinion. Dhe shkruani në raport opinionin tuaj. Te cila aferë. Do bëjmë debat tani. Unë po ju them përqendrohuni tek çështja. Nëse ju më nxirrni jashtë kësaj jam edhe Rama që di të përgjigjem si ta doni ju. Mu drejtoni pa tre emra. Por si dëshmitar. Nëse ju doni të eksportoni debatet dhe statuset e Facebook bëjeni por jeni në shkelje të ligjit. Unë këtu jam.
Tabaku: Aferën e përmendët ju po flas për zv.kryeministrin. dhe zyrtarë me pushtet. Lideri mban përgjegjësi dhe nuk thotë që është individuale por përgjigje për ndikimin e lidhjeve miqësore. Kjo propagandë kanë krijuar shou por jo për mua. Ju kërkoj fokusim. Dëshmitar e jeni në dijeni se për ndërtimin e inceneratorëve Shqipëri është në kundërshtim me BE dhe është në progres raportin tre herë.
Rama: Fjalën aferë e përmendët ju. E keni mendjen ca keni dëgjuar jashtë sallë. Dua që të mos më ndërpresësh. Është një arenë e hapur ku na gjykon publiku. Ju folët për vendime qeveria po s’më keni pyetur për asnjë vendim qeveria. Vetëm a di gjë ti që njëri njeh njërin dhe ky tjetri kanë shkuar atje. BE nuk është kundër.
Tabaku: Në tre progres raporte BE është shprehur me shqetësim si alternativa më pak e preferuar. Shqetësim i ngritur edhe në Bankën Botërore.
Rama: Thatë që është kundër ndërsa tani thatë të vërtetën. BE ka shprehur shqetësim se nuk është zgjedhja më e preferuar. BE flet për nivel të ulët të ndarjes në burim në mbetje apo riciklimit sepse këto janë preferenca të BE. Ne nuk kemi ndërtuar incenerator po impiante të përpunimit të mbetjeve dhe burim të energjisë. Është pjesë incenerimi por pjesë e komponentit ti parafundit. Incenerartoët janë të viteve 70 që digjnin komplet produktin por nuk prodhonin energji. Edhe vende si Suedia po Danimarka ka impiante dhe vijojnë të ndërtohen.
Tabaku: Nuk ndodh asnjë incenerim jeni i saktë.
Rama: Nuk e thash këtë. Jo, duhet të hiqni dorë nga citimi i shtrembër të fjalëve të mia.
Tabaku: Nuk do jua heq fjalën vetëm të dëgjojmë njëri tjetrit. Nuk ka proces incenerimi nuk po ndodh akoma. A jeni në dijeni që ministri dhe agjenci kanë hapur garën dhe kanë mbyllur garën dhe kanë deklaruara 17 akte të ndryshme. Kana hapur e mbyllur ankesat për VKM të datës 17 dhjetor.
Rama: E ka mbajtur 16 orë komisioni hetimor sekretarin e shtetit në SHBA. Deh kishte pyetje dhe përgjigje jo komente. Ku je këtu me kë po flet. Lidhur me 17 vendimet dhe me procedurat. Dje u bën procedura ishin vendime. I keni marrë përgjigjet. Unë jam kryeministri dhe zgjidhet për të udhëhequr. Cfarë dhe pse. Si do e bëjmë këtë gjë. Ka një makineri për t bërë me hallkat e zinxhirit. Kjo makinë shtetërore ka bërë detyrën e vet. Skam asnjë arsye të vë presje pikave që janë vendosur këtu nga të gjithë dëshmitarët. I keni marrë përgjigjet.
Tabaku: Përgjegjësi të kësaj makinerie shtetërore. Që nga administratorët por edhe zyrtarët e shtetit, nuk mbajnë mend dhe nuk dinë. E mbani mend mbledhjen e 17 dhjetorit për mbështetjen dhe financim paraprak për kontratën koncesionare për impiantin e Elbasanit.
Rama: Opinioni juaj është personal nuk më intereson. Dhe nuk i përgjigjem asnjë pyetje se duhet të më bëni pyetje si kryeministër. Se nëse do debat u përgjigjem edhe të tjerave pyetjeve.
Tabaku: Mos na thuaj si funksionon.
Rama: U habita si funksiononte. Mbledhja e Qeverisë ku merret vendimi është kurorëzimi i një procesi për akte ligjore dhe nën ligjore që fillon nga sektori bazë dhe që është në nevojë deri në kombinim. Kryeministri është për çfarë do bëjmë ndërsa ministrat kanë vendimet e vete. Organi i hetimit kur ka shkelje është diçka që i takon në tagrin e secilit dhe jo në vendimmarrje qeverie. Pushteti është i keq dhe të tundon. Më keni akuzuar si kreu i një organizate kriminale. Pse duhet të mbajë mend mbledhje qeverie. I qëndroi pikë për pikë atij vendimi dhe të gjithave që zyrtarët e qeverisë thanë këtu. Jo zonjë nuk e mbaj mend. Ca është kjo. Nuk mbaj mend mbledhje qeverie.
Tabaku: Pra ju nuk mbani mend.
Tabaku: Zoti Rama me qetësi.
Rama: Mua mos më cito sipas qejfit. Është pyetje që nuk bën sens. Mos ofendo inteligjencën time.
Rama: Nuk jam nervoz. Mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Nuk bën sens nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie. U qëndroi një për një vendimit. Është mbledhje pune rutinë. A e mban mend. Mbaj mend vetëm kur vendosa Ismail Qemalin aty.
Tabaku: A jeni në dijeni se cdo punë e bërë është bërë me parat e buxhetit të shtetit?
Rama: Ish ministri nuk është akuzuar për vendim qeveria apo për mbledhje qeveria. As për aferë të madhe qeverie. Është akuzuar për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj lidhja mes mbledhjeve apo funksionimit të zinxhirit është abuzive me ministrin se nuk ka lidhje fare. Është marrëdhënie që dyshohet dhe ka akuzë për korrupsion. Kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar apo nuk janë ndërtuar impiantet. Apo Revolucioni për ta transformuar Shqipërinë në një vend që nuk mbytet nga plehrat. Jam në dijeni se në Elbasan dhe Fier janë dy vepra për të cilat jam krenar. Duhet të fokusoheni.
Tabaku: Po pranoni atë që unë konfirmova. Të fokusohemi këtu. Propaganda me gropa plehrash do keni t’i thoni.
Rama: Pyetjen e ndjeva. Absolut.
Tabaku: Jeni në dijeni se deri më sot është financuar me buxhetin e shtetit.
Rama: Të flasësh për Shqipërinë në vitin 2013.
Tabaku: Mos ngri zërin këtu tani. Se nuk të kemi frikë. Frikë të keni ju nga ligji.
Rama: Frikë duhet të keni vetëm nga vetja. Kam ardhur të dëshmoj si kryeministër. Mos më ndërprisni.
Rama: Rrisnin fëmijët bashkë me plehrat. Po ju jap përgjigje për financimin. Mbylle pra mikrofonin.
Tabaku: Të dëgjojmë me financimin e projekteve.
Rama: Po pra duhet të kuptoni logjikën e financimit. Më në fund të di dhe unë ku janë ato 430 milionë euro. Kishte vetëm 2 impiante në 2013. Bushati dhe Sharra. Sharra kaloi në emergjencë totale. Sot kemi 5 impiante dhe një situatë që kemi Beratin, Durrësin, Maliqin, Vlorën, Kukësi në proces. Financimi është pjesë e këtij plani dhe që kur isha kryetar Bashkie kam dashur. Janë fiksime të vjetra, kam dashur të ndërtohet një impiant në Tiranë që të prodhonte edhe energji. Përgjigja është po.
Tabaku: a keni pasur se financohen të tre. Po diskutojmë për tre impiantet,.
Rama: Jo.
/abcnews.al/