Pesë zyrtarë të Kadastrës kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, ndërsa nga hetimi i Prokurorit Bledar Velikaj rezultoi se ata kishin legalizuar si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore.
Pas arrestimit të 5 zyrtarëve, janë sekuestruar edhe disa praktika. Sipas te dhenave mesohet se keta persona kane legalizuar nje pronë publike.