Në Ukrainë qetësia mori fund rreth orës 4 të mëngjesit, moment kur nisi edhe pushtimi nga Rusia.
Ndërkohë autoritetet e Kievit kanë paralajmëruar për një sulm ajror teksa të gjithë banorëve u kërkohet të kërkojnë strehimore nëntokësore.
Më herët trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka akuzuar Putinin se po e zhyt Evropën në kohën e saj më të errët që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në 1939 dhe u kërkoi aleatëve të Kievit që të godasin Rusinë me sanksione menjëherë.
Po ashtu Ukraina po i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të tij anëtare që të ofrojnë urgjentisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe antiraketë, si dhe të përdorin “të gjitha mjetet” për të bllokuar sinjalet satelitore ruse.