Nga Arian Samarxhiu
Kohë të veshtira po kalon Europa, ditë e muaj të vështirë na presin. Ajo që më së shumti na kërkohet sot, është të jemi të bashkuar pa dallim gjuhe,nacionaliteti. Jo vetëm Ukraina, por edhe Shqipëria e Kosova, Balkani e Europa, Bota e tërë është në rrezik.
“Perandoria e Djallit” ka dalë nga strofulla e saj. Po kërcënon sot me forcën e zjarrit Ukrainën, por askush nga ne nuk mund ta ndjej veten të sigurte.
Qetësia e Paqes u vra këtë Natë. Errësira e Luftës, tashmë është një kërcënim real,që nga Kamchatka e deri në Alaskë, nga Poli i Veriut e deri në Antarktide.
Europa por dhe bota mbarë është duke u lëkundur dhe duke u vënë keq në provë.
Ne vetë jetojmë në një Rajon nga më delikatët dhe që shpesh herë ka qënë detonator lufte.
Nuk i lejohet Evropës të “flejë e qetë ” dhe të mendojë se janë “të tjerët “ përgjegjës për lirinë tonë.
Shqipëri, Kosovë, Mali zi,Maqedoni KUJDES….
QË nga pragu i derës e deri në Medvegje e Bujanovc, që nga Tuzi e deri ne Leskovik, qe nga Mitrovica e deri në Konispol jemi Ne përgjegjës e askush tjetër për mbrojtjen tonë.
Të hapim sytë dhe veshët, të bëjmë gati gjithçka kemi për të mbrojtur lirinë tonë.
NE, jemi të rreshtuar në anën e Paqes, por, NE, nuk mund të rrimë “gafil” kur ajo është e kërcënuar rëndë sot.
Bashkarisht gjithmonë kemi fituar,
Bashkarisht gjithmonë do të fitojmë.
Zoti e bekoftë Paqen dhe Botën.
Zoti e bekoftë vendin dhe kombin shqiptar.
Sot te gjithë jemi ukrainas./Egnatia News