Home AKTUALITET HARTA/ 15 vende të Europës ndalojnë fluturimet ruse në mbështetje të Ukrainës

HARTA/ 15 vende të Europës ndalojnë fluturimet ruse në mbështetje të Ukrainës

142
Erion Murataj PSD

  Të paktën 15 vende europiane kanë vendosur të ndalojnë fluturimet ruse nga hapësira ajrore, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën, e cila ndodhet në ditën e katërt të pushtimit rus.

Teksa vendet e BE-së po forcojnë sanksionet kundër Rusisë për pushtimin, kjo e fundit nuk mund të ketë fluturime në 15 vende, as për avionët civilë e ushtarakë.

Vendi i fundit ishte Italia, duke iu bashkuar Francës, Belgjikës, Gjermanisë, Finlandës, Sllovenisë, Lituanisë, Bullgarisë, Letonisë, Estonisë, Republikës Çeke dhe Polonisë që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Më herët, edhe Mbretëria e Bashkuar bllokoi fluturimet ruse.

Moska u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet komerciale dhe tranzite nga vendet e BE-së, me masën që deri më tani synonte aeroplanët e lidhur ose të regjistruar në Letoni, Lituani, Estoni, Slloveni, Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke