Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se presioni mbi të është tejet i madh për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të sulmit mbi Ukrainën.
Serbia bashkë me Bjellorusinë, janë vendet e vetme në Evropë që kanë refuzuar t’i vëjnë sanksione Rusisë për agresionin mbu Ukrainën.
Pas kësaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, tha se Serbia duhet të përshëndetet me Bashkimin Evropian.
“Me këtë qëndrim, Serbia ‘de facto’ u diskualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, ka shkruar Bild të dielën në Twitter.
Vuçiçit kjo nuk i ka pëlqyer.
“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka thënë Vuçiçi lidhur me presionin për t’i vënë sanksione Rusisë, raporton B92.
Bota perëndimore është bashkuar për të dënuar agresionin rus dhe për këtë i ka vënë një mori sanksionesh Rusisë.