Home Uncategorized Edhe njëherë bunkerët e Enverit

Edhe njëherë bunkerët e Enverit

40


Po flitet se NATO i ka kërkuar qeverisë të pastrohen bunkerët e Enver Hoxhës për të qenë në gadishmëri?

Nuk di ç’të them për një popull si ne!
Sepse s’mbeti njeri pa sharë për mbi dhe.

Ç’i donte Enveri gjithë këta bunkerë?
U çuan si derrat për t’i shkatërruar me një herë.
Kështu thoshte dhe NATO!
Dhe e githë bota!
Dhe pseudo politika mercenare, siç e donte Europa.
Po sot çfarë kanë?
Përse ulërijnë?
Janë strukur siç lufton macja me minjtë !

Enveri ju thoshte: Punojmë e mbrojmë si në rrethim dhe bukën në vend ne t’a mbrijm.

Dha ja arriti çdo gjë që mendoi sepse kërkonte, askush t’a komandoj.

Po sot ku jemi?
Çfarë po ndodh në glob?
Përse e gjithë bota me ankth jeton sot?

Sepse një Carist,
Fashist si Putini, kërkon të shuaj botën dhe thotë mos më ngini.

Ja pra, pse!
Enveri ndërtoi me mijëra bunkerë për kombin tonë!

Ai s’ thoshte kot
Se liria mbrohet me grykën e pushkës.
Prandaj bëri mbrojtjen që t’i printe luftës.

Largpamës ishte
Udhëheqësi i madh
Këtë po e sheh
Sot dhe bota mbarë

Ndaj, ju sharlatan
Që shkatërruat ushtrinë
Sot, mos kërkoni
Të fusni kokën në ndonjë vrimë.

Mallkuar qofshi
Në breza me radhë
Që e latë kombin
Me pushkët me gjalmë.