Presidenti i SHBA mbajti fjalimin e tij gjatë eventit të përvitshëm State of the Union, ku lavdëroi shumë investimet e bëra nga Ford dhe GM në industrinë e prodhimit të makinave elektrike dhe vendet e punës që ato do të hapin.
“Ford po investon $11 miliardë në makinat elektrike, duke krijuar 11,000 vende pune në të gjithë shtetin. GM po bën investimin më të madh në historinë e saj: $7 miliardë për të prodhuar makina elektrike, duke krijuar 4,000 vende pune në Michigan.” tha Joe Biden gjatë fjalimit të tij.
Mirëpo ai ka harruar një detaj mjaft të rëndësishëm: ekzistencën e Tesla në SHBA, dhe sigurisht Elon Musk ishte menjëherë i gatshëm të reagonte në adresën zyrtare të presidentit në Twitter.
“Tesla ka krijuar më tepër se 50,000 vende pune në SHBA duke prodhuar makina elektrike dhe po investon më tepër se dyfishin e parave të investuara nga GM dhe Ford së bashku.” u përgjigj Musk nën postimin e Joe Biden.
Përmes një email-i drejt CNBC Musk bëri shaka duke thënë se “askush nuk e ndjek State of the Union”. Në mesazhet e mëparshme të CEO-s së Tesla lexohen dhe deklaratat që thonë se Biden ka injoruar Tesla në çdo rast duke publikuar lajme të pavërteta se GM është një lider në industrinë e makianve.
Disa burime të afërta me presidentin e SHBA tregojnë se këshillëtarët e Biden po kundërshtojnë idenë e ftimit të Elon Musk në Shtëpinë e Bardhë pasi ai mund të bëjë diçka që turpëron presidentin.geekroom