Një koalicion midis prokurorëve nga Kalifornia, Florida dhe Kentucky kanë nisur investigimet mbi efektet potenciale të TikTok mbi shëndetin mendor dhe fizik në moshat e reja. Ato po përpiqen të kuptojnë nëse mënyra se si TikTok është dizenjuar, operon dhe përdor platformën e saj ka një efekt negative në shëndetin e fëmijëve, adoleshentëve apo adultëve të rinj, sipas një deklarate për shtyp nga prokurorja Maura Healey.
Algoritmi i TikTok përzgjedh përmbajtjen që përdoruesit shohin, dhe ka vërtetuar se është tepër efektiv në mbajtjen e përdoruesve “të gozhduar” para ekraneve. Dhe pse kompania ka treguar në mënyrë sipqrfaqësore se si algoritmi funksionon, është tepër e vështirë të kapësh detajet specifike të tij.
Një zëdhënës i TikTok, Ben Rathe, tregoi se “kompania e vlerëson fokusimin e prokurorëve mbi sigurinë e adoleshentëve” dhe se “është e gatshme të ofrojë të gjithë informacionet e mundshme mbi sigurinë që aplikacioni ofron”.
Ky investigim mund të ketë një impakt përtej TikTok, pasi dhe kompani të tjera si Meta dhe Snapchat “janë inspiruar” nga modeli i TikTok për të ofruar shërbime të ngjashme në platformat e tyre. Punonjësit në Meta raportuan se adoleshentët shpenzojnë pothuajse dyfishin e kohës në TikTok krahasuar me Instagram, ndërkohë që një raportim tjetër tregon se shumica e përdoruesve të Android në SHBA shpenzuan më tepër kohë në TikTok se sa në YouTube.