Barcelona vijon me momentin e saj të mirë në kampionatin spanjoll.Skuadra katalanase mori një fitore të rëndësishme në Pamplona ndaj Osasuna me rezultatin 3-2 dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat e saj për fitoren e mundshme të titullit kampion.

Nuk ishte një fitore e lehtë ajo e Barcelonës në këtë përballje me Osasunën që ishte vendosur me forca të shumta në mbrojtje, por që në disa raste vuri në provë Ter Stegen me gjermanin që u përgjigj shumë mirë teksa bëri disa pritje shumë të mira.

ishte minuta e 30 kur Barcelona mori avantazhin me Jordi Albën që u gjet mjaft mirë nga Lionel Messin me mbrojtësin që gjuajti fort duke e dërguar topin në rrjetë. Osasuna u përpoq të reagonte dhe të shfrytëzonte hapësirat që linte Barcelona prapa por pa mundur të japë goditjen e duhur. Ajo që e bëri këtë në fakt ishte pikërisht skuadra e Ronald Koeman që 7 minuta nga fundi i ndeshjes shënoi edhe golin e dytë me 18 vjecarin Ilaix Moriba me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës me adoleshentin  që shënoi golin e tij të parë në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll

Top Channel