Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të mund të thoshte kurrë se “Kosova është pjesë e Serbisë”, nëse nuk do t’i bashkohej dënimit të pushtimit rus në Ukrainë.
“Serbia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ta bazojë politikën në këtë. Ne i respektojmë normat ndërkombëtare, mbajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë. Nëse s’do të dënonim pushtimin e Ukrainës, ne nuk do të kishim kurrë të drejtën morale të përdornim këtë argument”, ka thënë Vuçiç të martën në mbrëmje për “B92”.
Vuçiçi ka shtuar se nga e enjtja më s’do të ketë eksporte të miellit, grurit dhe vajit nga Serbia. Sipas tij, Serbia ka mjaftueshëm për veten dhe rajonin.
Vuçiç ka thënë se është në biseda të vazhdueshme me ambasadorët e QUINT-it për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në prill, edhe brenda territorit të Kosovës./Express