Në janar të vitit 2021 u zhvillua një takim ku pjesëmarrës ishin anëtarë të grupimit, sportdashës elbasanas, kryetari i bashkisë Gledian Llatja dhe zyrtarë të pushtetit vendor.Qëllimi i takimit të zhvilluar ishte rikthimi i KLUB FUTBOLL ( KF ) ELBASANI, të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ia bllokoi kompanisë “ Manchester Group “ e presupozuar pronare e klubit.
Kompania angleze e rezultuar fantazëm dhe pa kryer asnjë investim në ekip solli bllokimin e klubit dhe aseteve të tij ( LOGO KF ELBASANI, TROFETË E KF ELBASANI DHE HISTORINË E TIJ). *Pra, momentalisht ekipi i KF ELBASANI është inekzistent.*Grupi i juristëve të bashkisë pas një pune të gjatë e të lodhshme nuk arriti të kishte rezultat per zhbllokimin e ekipit nga ngrirja e aksioneve.
Nga situata e krijuar ne grupimi tifozerik Tigrat Verdheblu në bashkëbisedime me Bashkinë e Elbasanit vendosëm krijimin e një klubi të ri futbolli në pronësi të zotit të shtëpisë pra QYTETIT! Nga ky vendim shumë individë na etiketuan si “tradhëtarë”, por ne jemi zotuar që stema dhe historia e FUTBOLL KLUB ELBASANI është e shenjtë për ne por fatkeqësisht ai nuk ekziston më! Në fotot e ilustruara më poshtë faktohet që KF ELBASANI nuk rezulton në Kampionatin Shqiptar të Futbollit.
Pra, me këto të dhëna verifikohet që klubi tjetër i futbollit (FK) Futboll Klub Elbasani nuk është vijmësi apo vazhdim i ekipit që ne dhe qyteti njohim (KF) KLUB FUTBOLL ELBASANIT.Ne duam vetëm të mirën për qytetin dhe futbollin tonë !
Tigrat Verdheblu./Egnatia news