Kriza boterorë e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërine. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri.
Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetesim tek qytetarët. Fakt është që çmimi i naftës në bursen ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit.
Dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri.
Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur te sjelle ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë.
Nga sot dhe në vazhdim vlera e nje litri karburant në treg do te jetë si më poshtë:
Diezel 223 lekë
Benzinë 95 223 lekë
Benz.100 ok 245 lekë
Gazi nuk ndryshon.
Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçem që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburantëve.
Pasojat e luftës në Ukraninë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare.
Keto pasoja kanë nisur te ndihem qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit ndersa çmimet kane pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.