Rreth 15 protestues të ndaluar gjatë protestave të ditëve të fundit në të gjithë Shqipërinë, janë transferuar mbrëmjen e sotme në paraburgimin e Elbasanit, për shkak të tejmbushjes së qelive të Drejtorive Vendore dhe komisariateve të Tiranës.

Kujtojmë që në të gjithë Shqipërinë protestohet prej dy ditësh, ndërsa në Tiranë është dita e tretë e protestës për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, çka ka sjellë që disa prej tyre të shoqërohen në komisariatet vendore në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë mbipopullim.

Kjo ka qenë dhe arsyeja se pse prej 15 protestuesve të ndaluar janë dërguar në qelitë e paraburgimit në Elbasan