Ndoshta më parë ju ka ndodhur të fshini një bisedë me miqtë tuaj gabimisht dhe nuk keni arritur dot ta riktheni atë, dhe pse jeni penduar. Mirëpo sot ne do të tregojmë një mënyrë se si t’i riktheni këto biseda përmes disa hapave të thjeshtë.
Rikuperimi i mesazheve të fshira bëhet akoma dhe më i thjeshtë nëse ju keni aktivizuar WhatsApp back-up para se t’i fshinit këto mesazhe. Mjafton që të importoni sërisht të dhënat e ruajtura të WhatsApp dhe mesazhet e fshira do të rikthehen.
Përveç kësaj mënyre ju mund të riktheni mesazhet e fshira dhe përmes Google Drive, nëse të dhënat tuaja të WhatsApp janë të ruajtura në këtë aplikacion.
Si të bëni back-up mesazhet tuaja të WhatsApp në Google Drive:
- Hapni WhatsApp dhe zgjidhni More Options
- Shkoni në Settings, dhe më pas zgjidhni Chats
- Klikoni në Chat Back up dhe më pas Back up to Google Drive
- Tashmë një faqje e re do t’ju duhet të vendosni frekuencën e backups.
- Vendosni për frekuencën e backup dhe zgjidhni adresën tuaj të email-it
- Zgjidhni backup over dhe zgjidhni internetin që dëshironi të përdorni për backups
- Backup-i do të nisë
Si të riktheni mesazhet e fshira nga Google Drive:
- Nëse mesazhet tuaja janë bërë backup në Google Drive, atëherë do t’ju duhet të fshini aplikacionin dhe ta riinstaloni në smartphone-in tuaj.
- Logohuni me numrin tuaj të WhatsApp dhe automatikisht do të zbulohet që ju keni të dhëna të ruajtura në Google Drive.
- Kur të pyeteni nëse dëshironi të riktheni mesazhet e vjetra, zgjidhni Yes dhe mesazhet tuaja të fshira do të rikthehen.