Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit vendosi që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 203 lekë/ litri për periudhën 5 ditore (16-21 mars).
Ky çmim shënon sërish një ulje në krahasim me ditët e shkuara, kur ndodhi kur çmimi i naftës në bursë arriti në vlera rekord mbi 130 dollar për fuçi, por tashmë që ai ka zbritur nën 100 dollar, ulja po reflektohet shumë ngadalë.
Kujtojmë se dje çmimi i naftës dhe benzinës ishte 211 lekë për litër kurse i gazit 93 lekë për litër.