Është shuar masa e sigurisë detyrim paraqitje për dy të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Billës.

Pasi u liruan nga burgu në shtator të këtij viti, gjykata ka shuar masën e sigurisë për Sebastian Malin dhe Viktor Markun për shkak të mungesës së provave ndaj tyre.

Dajë dhe nip u dyshuan si organizatorë dhe vrasës të Hekuran Billës, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli. Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie.

Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006.

Hekuran Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës Snaresbook Angli, pasi në tetor të 2006-ës, në një lokal në rrugën “Park Royal”, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të vrarë bashkëkombësin e tij, Prel Marku, dhe plagosur Petrit Brahojn, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

fax