Kryeministri Edi Rama paralajmëron ngritjen e një Bordi të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës.
“Do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës. Askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme dhe kush e bën këtë, do ia konfiskojmë komplet, jo me arbitraritet, por me ligj dhe zakon. I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës. Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit”, tha Rama.
Ai ishte sot në një takim me importuesit dhe tregtuesit e mallrave ushqimorë me shumicë dhe pakicë në treg. Ai theksoi se jemi në një situatë të pazakontë e ndaj ndërhyrja në treg është e nevojshme.