Ndërkohë që njoftoi ngritjen e bordit për çmimet e ushqimeve bazë dhe mundësinë e shtrenjtimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë që harxhojnë shumë, kryeministri Rama u tha importuesve të mëdhenj në kryeministri se nuk është më koha për fitime, madje në këtë periudhë ata duhej të lanin edhe disa mëkate që kishin bërë më herët.

Tani nuk është koha për fitime. Tani është koha që edhe ju të lani ca mëkate nga ato që keni bërë më herët. Nuk është koha për të nxjerrë fitime nga gjaku i atyre që po vdesin në luftë. Tani, imagjinoni kur të vdisni dhe të shkoni në botën tjetër

Aty të takoni Shën Pjetrin dhe ai t’ju pyesë çfarë bëtë gjatë jetës dhe një moment t’ju thotë: Ore ç’ne që fituat aq shumë gjatë luftës së Ukrainës? Dhe për këtë gjë, ju të shkoni në rrethin e fundit në ferrit. Mund të thonë myslimanët që kjo s’ka lidhje me ne. Po, ka lidhje. Sepse Zoti është një, vetëm ne këto e kemi ndarë, por në botën tjetër është një”, tha Rama. /abcnews.al