Mark Zuckerberg tha se Meta do të sjellë NFT në Instagram, por nuk shpjegoi ekzaktësisht mënyrën se si ato do të integrohen në aplikacion.
Gjatë gjithë kohës ka patur diskutime se një shërbim i tillë do të vinte në Instagram. Vitin e kaluar, Adam Mosseri, drejtuesi i Instagram, tha se ekipi po “eksploronte NFTs” por nuk bëri deklaratë të mëtejshme që tregonte se aplikacioni po punonte për integrimin e tyre. Në një raportim të publikuar në janar tregohej se ka patur progres në shërbimet që ju lejojnë të përdorni NFT si një profil, madje dhe në tregtimin e tyre.
Megjithatë dhe pse Zuckerberg pohoi se në muajt e ardhshëm një shërbim i tillë do të vijë në Instagram. Janë shumë gjëra ende të paqarta rreth këtij integrimi. Idea për hapjen e një tregu për NFT duket të jetë akoma dhe më larg, pasi nuk ka patur një referencë direkte nga Zuckerberg.
Mirëpo nga ana tjetër qëndron dhe këndi i metaverse. CEO i Meta foli se si ju mund të përdorni NFT si një veshje dhe “mund ta përdorni atë në vende të ndryshme”. Para se një update i tillë të shfaqet për të gjithë përdoruesit do të duhet të zgjidhen disa probleme teknike, sipas Zuckerberg.
Instagram nuk do të jetë platforma e parë që integron NFT në të, pasi Twitter më herët prezantoi një shërbim ku ju lejon të përdorin NFT e tyre si fotografi profili.