Kapja e dy të rinjve me 0.5 kg kokainë 3 javë më parë në kryeqytet, ka futur në konflikt dy shokët.
K. L., ka bërë kallëzim ndaj mikut të tij M.R., se e ka gjobitur duke i kërkuar 5 mijë euro. Për rastin prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka vënë nën hetim të riun, i cili është kallëzuar nga miku i tij.
Kallëzimi nga 20 vjeçari e ka bere kallëzimin në komisariatin nr 4, duke pretenduar se ka qenë i shoqëruar në këtë komisariat disa ditë më parë, bashkë me mikun e tij M. R., pasi këtij të fundit i gjetën një sasi lënde narkotike, të llojit kokainë në atlete. Në kallëzimin e tij i riu thotë, se pasi na shoqëruan, unë dola i pari nga ambientet e shoqërimit, pas 2 orësh, ka dalë edhe Maksi. Menjëherë sapo ka dalë nga drejtoria, M., më tha se kam paguar 5 mijë euro avokatin dhe duhet ti ndajmë përgjysëm. M. këtë shumë ma kërkonte në mënyrë të vazhdueshme, edhe e shikonte si detyrim nga ana ime, sa kohë na kishin kapur së bashku. I thashë nuk kam pse të ti paguaj, pasi nuk e di as kujt ia ke dhënë. Ai më shkruajti në Whatsaap edhe unë serish i thashë të njëtën gjë. Ai më thotë Ok, se e zgjidh unë si do i japësh ti lekët.
Një ditë më pas isha në qendër të Tiranës, nuk e di si e morën vesh që isha në atë vënd, më erdhën nga pas 3 cuna, 2 më kapuc dhe një pa kapuc, mu afruan nga pas edhe më pyetën, “ti je Klediani? Mos bëj zë se të vramë”. Unë nuk ndalova, edhe u nisa me nxitim te autobuzi, ata më shkuan nga pas, edhe më thanë ke 3 ditë kohë edhe bëj gati 5 mijë euro se do të vrasim. Dy ditë më pas vazhdoja të merrja thirrje nga numra të panjohur dhe jashtë vendit që më kërcënonin. Unë dyshoj që pas kësaj, qëndron M. Policia ka marrë në pyetje këtë të fundit, por ai ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë. Klediani më ka 1 mijë euro borxh edhe gjatë kësaj kohe e kam marr në telefon për kafe. Në kishim lënë që do tmi shlyente ato cdo muaj.