Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, kreu i saj Taulant Balla, është shprehur se mezi pret të fillohet me Komisioni për Reformën Zgjedhore. Ai është shprehur i gatshëm që nëse PD sjellë emrat e grupit të saj janë të gatshëm të vlerësojnë edhe një komision për Reformën Territoriale.
“Nëse PD i sjellë emrat që në seancën e nesërme, për të mbledhur të dy komisionet përkatëse, të vijojmë punën. Është e rëndësishme për ne Reforma Zgjedhore dhe vijimi i saj.”
I pyetur për dorëheqjen e Bashës dhe situatën ku aktualisht ndodhet grupi i demorkatëve, Balla shprehet se ata tashmë kanë të komanduar Alibeajn dhe ky i fundit mund të sjellë emrat e tij
“Di që Alibeaj është aty. Dhe me një fuqi tjetër nesër shpresojmë të kemi emrat për dy komisionet. Për Zgjedhoren dhe tjetrin për të vlerësuar Reformën Territoriale.”tha Balla.
I pyetur nëse do të jetë PS e gatshëm të ulet me Berishën në dy komisionet Territorial dhe atë Zgjedhor, Balla ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur.
“Është në dinjitetin e Kuvendit. SHBA mbeten aleati i rëndësishëm bashkë me BE në rrugën tonë të anëtarësimit në union. Aleat që punojmë çdo ditë. SHBA e kanë shpallur zyrtarisht Sali Berishën non grata, për minim të demokracisë dhe sabotim të drejtësisë. Pra për mua dhe për çdo qytetarë është non grata edhe për ta pasur në Kuvend. Kjo është bindje që nuk ndryshon. Akuzat që Berisha i bënte ndaj meje i bën tashmë ndaj Bashës.” tha Balla.