Genc Deromemaj, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka reaguar për herë të parë, lidhur me aludimet se do dorëhiqet nga detyra, për shkak të debateve që ka pasur brenda partisë, pas pakënaqësive me listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit.
Deromemaj për mediat ka thënë se nuk ka pasur debate të tilla në mbledhjen e PD, ndërsa shtoi se PD në Vlorë ,e të gjitha strukturat në të gjitha nivelet, vijon fushatën. “Nuk ka të verteta në lajmet që qarkullojnë. Partia Demokratike Vlorë me të gjitha strukturat e saja, të të gjitha niveleve, vazhdon fushatën. Falemnderit!”, tha ai.
Revcontent