Kryetari i komanduar i partisë Demokratike ka njoftuar deklaratë ‘urgjente’ për shtyp pasi Gjykata e Tiranës regjistron statutin e ish-kryeministrit Sali Berisha të datës 11 dhjetor.
Ende nuk dihet se cili do jetë reagimi i Alibeajt lidhur me këtë vendim ndërsa tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.
Po ashtu sipas Gjykatës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.