Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar në seancën e sotme gjyqësore kërkesën e Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet e statutit të partisë. Seanca nisi sot në orën 10.30 për të diskutuar statutin e miratuar më 11 dhjetor në Këshillin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se në këtë Kuvend u shkarkuan drejtuesit e PD-së, ndërsa Grupi i Rithemelimit miratoi edhe statutin e ri. Gjyqtari që shqyrtoi çështjen ishte Agron Zhukri, i cili fillimisht nuk pranoi të merrte përsipër çështjen, duke dhënë dorëheqje, por ajo iu refuzua.

10 vendimet që u morën në Kuvendin Kombëtar të PD, thirrur nga Sali Berisha

-Miratimi i Statutit të ri të Partisë
-Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
-Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
-Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
-Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
-Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
-Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
-Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
-Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
-Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021 

Vijon…