Sipas MeteoAlb Paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat malore. Por në vijim pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore duke krijuar mundësi për reshje natën vona.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Kosova
Mbetet mbizotërues moti i qëndrueshëm në territorit Kosovës, KU gjatë paradites do të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Perëndim të vendit. POR në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV vijon të jetë në mbizotërimin e masave ajërore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të bëhen më të dukshme.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu. Poashtu me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Qendra e kontinentit dhe Britania e Madhe. Ndërsa gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe Brigjet e Egjeut do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike./abcnews.al/