Nuk ka më surprizë në playoff. Maqedonia e Veriut nuk mund të bëjë asgjë ndaj Portugalisë pasi diferencat ishin të dukshme në fushë dhe në fund fitoi ekipi më i fortë. Ronaldo me shokë shkojnë shkojnë në Kupën e Botës në Katar pasi fituan 2-0 ndaj ballkanasve të cilët kishin në fushë 4 shqiptarë, Alioskin, Bardhin, Musliun dhe Ademin.
Ishte mbrëmja e Bruno Fernandes i cili hapi dhe mbylli ndeshjen me një dygolësh duke çuar kështu Portugalinë më tej ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të kënaqet edhe me një arritje të tillë.
Ekipi tjetër që pret biletën për në Botëror është Polonia. Vendasit pritën Suedinë në finalen playoff të cilët i mundën me rezultatin e pastër 2-0. Nuk ishte mbrëmja e vikingëve të cilët u dorëzuan përballë Lewandowskit i cili në 49’ shënoi me penallti e më pas në 72’ Zielinksi shënoi dhe golin e dytë. /ORA