Një 21-vjeçar me iniciale S.B është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte i është gjetur një pistoletë stilolaps dhe fishekë që përdoren për këtë lloj arme.
I riu tashmë do të përgjigjet përpara autoriteteve për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe e municionit.
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.
Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.