Mesnatën e sotme ka rënë zjarr në një nga dhomat e sanatoriumit në lagjen nr. 4, Korçë.
Si pasojë e zjarrit ka marrë djegie të lehta një pacient 62-vjeçar me iniciale B.D, banues në Korçë.
Policia njofton se 62-vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet se pacienti ka ndezur një cigare ndërkohë që kishte ngjitur edhe maskën e oksigjenit dhe për rrjedhoje janë djegur disa orendi të dhomës, teksa ai ka marrë dëmtime në fytyrë.
“Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, njofton Policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.