Avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako u pyet sot pas seancës në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë nëse Bllako kishte në plan arratinë pas masës së arrestit të dhënë ndaj tij dhe madje kishte udhëtuar për në Kosovë.
Jashtë dyerve të gjykatës, avokati Sokol Hazizaj tha se media është e lirë të flasë, por kjo nuk tregon të vërtetën.
“Mendoj që urdhrat e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës nga organi procedural nuk janë urdhrat e medias, ju nuk arrestoni, ju jeni të lirë të flisni, por kjo nuk tregon të vërtetën”, tha Hazizaj.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë deklaratë në gjyq nga Bllako, ai u shpreh:“Ne kemi qenë në të njëjtën linjë, e drejta administrative e pranimit të dokumentit është e drejtë normale e nuk përbën fajësi penale”.