Kreu i Kadastrës Artan Lame ka zbuluar se shkeljet ligjore dhe manipulimet që janë bërë në regjistrimin e pronës në Kadastrën e Durrësit.

Në emisionin “Opinion”, Lame tha se në regjistrat e regjistrimit janë konstatuar heqja e fletëve të regjistrimit ose janë zëvendësuar. Sipas tij nga 1063 regjistra në total, janë dëmtuar 908 regjistra.

“Kadastra e Durrësit nuk kishte seli. Ishte në një qendër biznesi private. U kalua kjo fazë duke e marrë fare Kadastrën duke e sjellë në Tiranë. Atë ditë është marrë me polici sepse pati një rezistencë. Në këtë moment filluan të dilnin çështje pak a shumë sëmundja e Vlorës. Por me një risi. Në Vlorë s’kishte pasur fare regjistër, në Durrës ngaqë kishte regjistër detyroheshin të grisnin fletët. Durrësi kishte 1063 regjistra me 250 fletë secili të këtyre 30 viteve, vetëm 152 dilnin pa dëmtime dhe 908 regjistra janë të dëmtuar duke filluar që nga 730 faqe që mungojnë tërësisht, kalojnë nga 12 tek 15. Kur janë hequr me kujdes e kanë hequr dhe rrënjën e faqes. 243 faëe janë të zëvendësuara sepse dallojnë nga ngjyra,”-tha Lame./Opinion.al