Sipas saj, vendi ynë nuk duhet të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuçiçi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të.

“Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani në ATV.