Në emisionin “Opinion” është diskutuar dhe për pensionet e të moshuarve. Në studio kryeministri Edi Rama është përballur me një zonjë e cila deklaron se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj.
Por pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.
Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?
Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.
Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.
Zonja: Jo, jo i blej vetë.