Dy makina janë djegur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në lagjen Karabash të Vlorës.

Burime për A2 CNN nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Makinat, një mjet i llojit Benz ndërsa tjetri furgon, kanë qenë të parkuara anës rrugës.