Siguria për qytetarët është një nga arritjet e fort reklamuara nga ana e qeverisë .
Ministrja e arsimit Evis Kushi, kohë më parë në bashkëpunim me policinë e shtetit premtuan asistencë të shtuar pranë institucioneve arsimore për sigurinë e femijëve.
Sot Egnatia News ishte në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit të Elbasanit .
Lëvizja e mjeteve dhe mungesa e punonjësit të policisë për të parandaluar aksidentet është një shqetësim i madh për prindërit e nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Thoma Kalefi” në Elbasan.
Trafiku, e për pasojë numri i lartë i mjeteve që lëvizin në rrugën thuajse ngjitur me hyrjen e kësaj shkolle, sjell një shqetësim shum të madh sidomos për vogelushët e klasave të para të cilët janë dhe më të rrezikuarit .
Për Egnatia News, prindërit shprehen se shteti duhet të marrë masa për këtë situatë e për pasojë mos jetë indiferent duke u mjaftuar me angazhime publike .