Topi tha se pavarësisht kompetencave që Presidenti i republikës ka sot në Shqipëri, ai mbetet sërish një institucion i rëndësishëm sa i përket vlerave morale dhe politikë, për këtë arsye ai duhet të zgjidhet nga populli.
Ndërsa shtoi se as PD dhe as PS nuk e duan zgjedhjen e presidentit nga populli, për këtë arsye bënë edhe ndryshimet Kushtetuese në vitin 2008-të.
“Institucioni më i rëndësishëm nga pikëpamja morale është institucioni i presidentit. Qoftë në Kushtetutë, qoftë në realitet unë jam që institucioni i presidentit duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Dhe fakti që as PS dhe as PD nuk e laburojnë këtë tezë, madje sa herë hapet de kundërshtojnë. Unë them që PS e ka alibinë, pse? E ka alibinë sepse nuk ka me kë të bëjë inelokucion, me kë do bisedojë opozita është në krizë totale. Edhe kur shkon për të bërë një Pazar të rëndomtë, në rastin se ke tezga ku ti shkon të blesh nuk ka njeri, do shkosh ke teza tjetër”, tha Topi