Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja ka marrë pjesë në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni ku përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre për menaxhimin më të mirë të qyteteve.
Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.
Në fjalën e tij, në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki kreu i bashkisë Llatja theksoi se në Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese.
Kryebashkiaku Llatja në një postim ne rrjetet sociale shprehet se është i nderuar të prezantonte në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, në Poloni praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra, projektet e zhvillimore të turizmit dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes.
“Në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni ku përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre menaxhimin më të mirë të qyteteve.
I nderuar të prezantoja praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra , projektet e zhvillimore të turizmit dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes”. – u shpreh Llatja.