Një incident i ka ndodhur këtë të mërkurë Sali Berishës.

Teksa po futej në zyrën e tij të re në selinë e PD-së, gjatë ngjitjes së shkallëve Berisha është rrëzuar.

Më pas ish-kreu demokrat është ngritur qetësisht vet, ndërsa sikurse duket në pamje nuk është lënduar.

Më herët drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ndau foto nga zyra e re e ish-kryeministrit.