Policia ka kryer një kontroll “blic” ditën e sotme në Drejtorinë e Doganës së Vlorës. Burime bëjnë e dije se janë shoqëruar 4 punonjës të Doganës, pasi dyshohet se kanë favorizuar mallrat kontrabandë.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtoria Vendore, si dhe nga SPAK, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë 15 efektivë që kanë zhvilluar kontrolle në kamionë dhe automjete.
Aksioni është ende duke vijuar, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtyar nga Policia.