Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar paraditen e kësaj të shtune platformën e tij për bashkimin e demokratëve. Referuar asaj që ai tha, platforma ka marrë mbështetjen e të paktën 14 deputetëve.
Listës së deputetëve që mbështesin këtë platform i është bashkuar edhe deputeti Xhelal Mziu. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i bashkohet listës dhe se bashkimi i PD është e vetmja zgjidhje për të qenë në të ardhme forcë qeverisëse.
Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër të jemi forcë qeverisëse! Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD.
I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër” shkruan Mziu në postimin e tij.