Rreth 100 gram tritol është sasia e vënë poshtë automjetit të prokurorit Arjan Muça. Hetuesit janë rikthyer sërish në vendngjarje për të gjetur prova të reja si dhe për analizimin provave të mbledhura.
Dhjetëra kamera sigurie janë sekuestruar me qëllim identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Ndërkohë që vetë Muça pasi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, ai dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia.
Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja mund të ketë lidhje me veprimtarinë e të shoqes. Në pyetje do merret edhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti përdorej nga të dy.
Arjan Muça, prej me shume se 11 vitesh mban detyrën e Prokurorit, ndërkohë që ai në vitin 2008 ka qenë Oficer i Policisë Gjyqësore. Ishte pikërisht Muca, i cili ka kryer hetimet dosjes së Gërdecit në atë kohë ne cilesine e OPGJ.
Më pas Muca mori statusin e magjistratit duke marrë kështu edhe detyrën e prokurorit. Për shumë vite ai ka qenë prokuror në prokurorinë e Tiranës, ndërsa në 2016 ai u komandua në Përmet. Aktualisht ai është i komanduar në komanduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si inspektor.
Pista kryesore që po heton policia për këtë ngjarje është për shkak të detyrës. Muça ka qenë prokuror edhe në Gjirokastër. Nuk dihen nëse ai ka marrë apo jo kërcënime së fundmi për ndonjë nga çështjet që ai është duke hetuar.
Lajmi i Fundit