Një 21-vjeçare është plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Duke drejtuar mjetin e saj e reja me iniciale A.M ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për fat të mirë 21-vjeçarja ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.