Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat, menjëherë pasi hyri me forcë në zyrat e FRD-së të cilat u rrethuan gjatë ditës së sotme nga Policia Bashkiake.

Meta tha se kjo është një tentativë e pastër për të sulmuar partitë e opozitës, ndërkohë që lëshoi dhe një ultimatum për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Meta:

Kjo bëhet vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opopzotare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese dhe është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vënë dorë mbi votën e barabartë. I bëj thirrje që të gjithë opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, se do të jetë vonë për të dhe jo për popullin shqiptar.

Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit.

Deklarata e Sali Shehut.

Nga zyrat e bashkisë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016. Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taskat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh.

Zoti Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e garanton ligji mbi partitë politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore.

Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qënë mbi 1 përqind në shkallë vendi.”.
Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është e vendosur në rezolutën e Bashkimit Europian. Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim, nuk është e rastësishme që shkesa ka ardhur vetëm tre ditë pasi është nënshkruar kjo marrëveshje. Kjo i bën veprimet e tuaja thellësisht politike, antiligjore dhe provokuese. Duke përfunduar besojmë se ndërhyrja juaj do të jetë e menjëhershme për të ndaluar këtë akt të paprecedentë.