Sot u mblodh grupi parlamentar i PS, ku deputetët propozuan emrat për kandidatë për presidentin e ri.
Burime për media bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, kreyeministri Edi Rama ka paralajmëruar me sanksione deputetët.
Ai është shprehur se deputetët që mungojnë në seancat e Kuvendit, do të sanksionohen, duke filluar me heqjen e pages si dhe në “prerjen” e fondeve, duke arritur deri në 1/3 e rrogës së deputetit.
Kujtojmë që në këtë mbledhje e Partia Socialiste vendosi që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar, pavarësisht se babai i tij, Aqif Rakipi, u shpall “non grata” nga SHBA.
Në mbledhje është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.